Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Në janar i hynë hajdutët në shtëpi dhe nuk denoncoi’, Paloka: Pse i duhet Elisës një mandat i tretë?

Shkruar nga Newsbomb

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar mbi deklaratat e bëra sot nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali se PS do të fitojë edhe në mandatin e tretë qeverisës.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Paloka shtron pyetjen se ‘përse i duhet Elisës një mandat i tretë’.

Sakaq, ai zbulon sakaq edhe ngjarjen e ndodhur në fillim të këtij viti, në banesën e ministres.

Statusi i plotë:

Pse i duhet Elises nje mandat i trete?

Mos valle sepse ne janar te ketij viti i hyne hajdutet ne shtepi?

Po ne se i vodhen shtepine , pse nuk ka nje denoncim zyrtar ne polici ?!!

Cfare kane vjedhur hajdutet ne shtepine e ministres se Rames , ish-drejtoreshe e doganave, qe nuk e lejon te bej denoncim ne polici ?!!

Prandaj i duhet nje mandat i trete , qe te “kompensoj humbjet” dhe te barazohet prape me koleget?

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu