Në Itali është arratisur, shtyhet gjyqi në Shqipëri për grupin Habilaj, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar

Publikuar tek: aktualitet, më 14:22 13-01-2021 Në Itali është arratisur, shtyhet gjyqi në Shqipëri për grupin Habilaj, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar

Moisi Habilaj, Nezar Seiti dhe Meridian Sula kërkojnë nga Gjykata, përmes avokatëve të tyre, që të japë gjykim të shkurtuar për ta. Kjo do të thotë se tre personat e lartpërmendur, pranojnë akuzat e ngritura ndaj tyre për kultivim droge e grup kriminal.

Gjykata e Posaçme do të mblidhej sot në një seancë për shqyrtimin e provave për dënimin e anëtarëve të grupit që trafikonte drogë në Itali, por avokatët e të akuzuarve kanë kërkuar që ndaj tyre jepet gjykim i shkurtuar.

Kërkesa është dorëzuar nga avokatët përkatës të të akuzuarve. Kështu, gjyqi është shtyrë dhe pritet që Gjykata të marrë vendim për Moisi Habilajn, Nezar Seitin dhe Meridian Sulën.

Seanca e radhës për grupin do të zhvillohet më datë 26 janar në orën 14.00.

Ndërkohë, në Itali Moisi Habilaj dhe Nezar Seiti janë shpallur në kërkim pasi prej një jave mendohet se janë arratisur. Ata nuk janë gjetur nga Policia në shtëpitë ku qëndronin nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Lexo edhe: Mediat italiane Telefoni i Moisi Habilaj, i fikur prej të shtunës

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U konfliktua me punonjësit e policisë së Bashkisë, SHÇBA pezullon nga detyra efektivin
Plagosja e dy vëllezërve në Shkodër, arrestohet 36-vjeçari dhe shpallet në kërkim një tjetër (DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.013331890106201
array(1) { ["section"]=> string(118) "ne-itali-eshte-arratisur-shtyhet-gjyqi-ne-shqiperi-per-grupin-habilaj-te-akuzuarit-kerkojne-gjykim-te-shkurtuar-234826" }