Tirana
light rain
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
29 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Në hyrje të Tunelit feston Gjirokastra, në dalje Saranda e Delvina/ Edi Rama inaguron rrugën e Kardhiqit dhe Skërficën (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e kabinetit kanë marrë pjesë sot në inagurimin zyrtar të rrugës Kardhiq-Delvinë dhe Tunelit të Skërficës, shkruan newsbomb.al. Një projekt i nisur në vitin 2008 dhe i mbyllur vetëm pak ditë më parë, në qershor 2022.

Festime, grupe polifonike dhe banorë të shumtë të zonës kanë dalë të prisnin kryeministrin. Edi Rama është pritur nga banorët e Gjirokastrës në hyrje të tunelit, por nuk kanë munguar as këngët polifonike.

albsig

I shoqëruar nga ministrat Balluku, Kumbaro dhe Gjiknuri, kryebashkiakët e zonës dhe zyrtarë të tjerë, Edi Rama ka përshkruar në këmbë të gjithë gjatësinë e tunelit. Në dalje, e prisnin banorët dhe udhëtarët që ishin bërë gati të kalonin të parët në këtë rrugë.


Dalja e tunelit përfshin bashkitë e Delvinës dhe Sarandës. Organizimeve festive u janë bashkuar edhe këto dy bashki, me këngë labe e valle. Madje, Grupi “Zëri i Bilbilit” ka thurur disa vargje për kryeministrin dhe ministrat.

Festimet në hyrje të Tunelit të Skërficës i takonin Bashkisë së Gjirokastrës, ndërsa në dalje u organizuan nga dy bashkitë e tjera, të Delvinës dhe Sarandës. Kjo vepër rrugore është 1.3 kilometra e gjatë dhe bashkë me rrugën e re Kardhiq-delvinë, shkurton 45 minuta për të dalë në Sarandë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img