Tirana
fog
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
100 %
0.5kmh
58 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Në hetim prej dy vitesh nga SPAK, arrestohet Bledar Zeneli, postonte statuse në mbështetje të shtetit islamik

Lajme të ngjashëm

Pas një hetimi intesiv prej një periudhe 2 vjeçare, shtetasi Bledar Zeneli ka rënë në prangat e policisë pasi nxiste thirrje urrejte me qëllime teroriste.

Uniformat blu bëjnë me dije se ky shtetas nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme “Facebook”, “Tëitter”, “Telegram”, publikonte artikuj, materiale radikale,  ekstremiste, propagandistike  dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra  koalicionit  global antiterrorizëm.

“Sot  më date 02.08.2022  ne orën 08:00,  nga ana e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit, u be ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të prokurorit të Prokurorisë  së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shtetasin B.Z, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale: “Nxitjes thirrjes  dhe propagandës për  kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjes  së urrejtjes  ose grindjeve “ parashikuar nga nenet  232/a dhe 265  te Kodit Penal.

Ndalimi i këtij shtetasi u  be pas një  hetimi intensiv dy vjeçar, te kryer me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria e Antiterrorit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, ku dyshohej se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme “Facebook”, “Tëitter”, “Telegram”, publikonte artikuj, materiale radikale,  ekstremiste, propagandistike  dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra  koalicionit  global antiterrorizëm”,thuhet në njoftim.


Më shumë