Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
83 %
1kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
41 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Në Hagë për krime lufte, ish-krerët e UÇK-së vizitohen nga familjarët, Gjykata Speciale jep detaje

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, si dhe ish-pjesëtarë tjerë të kësaj ushtrie, pas rreth tetë muajsh në paraburgim, kanë filluar të takojnë familjarët e tyre. Ata mbahen si të akuzuar për krime lufte, akuza të cilat nuk i kanë pranuar.

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë filluar lejimin e vizitave nga data 15 korrik, ku i pari që ka takuar familjarët e tij ishte Jakup Krasniqi.

Michael Doyle, zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, ka bërë të ditur se vizitat kanë filluar të lejohen pas fushatës së suksesshme të vaksinimit. Gjithashtu, ai bëri të ditur se vizitat me anëtarët tjerë të familjes do të rinisin në gusht-shtator.

“Të gjithë të paraburgosurve u sigurohen ‘mënyra të arsyeshme’ për të mbajtur marrëdhënie personale, përfshirë edhe vizitat nga anëtarët e familjes. Në përputhje me këshillat mjekësore dhe pas një fushate të suksesshme vaksinimi në Qendrat e Paraburgimit, masat COVID-19 të aplikuara në Qendrat e Paraburgimit po hiqen gradualisht dhe në mënyrë progresive.

Vizitat familjare personale për bashkëshortët ose partnerët, prindërit, fëmijët dhe vëllezërit e motrat e të burgosurve kanë qenë të mundshme duke filluar nga 15 korrik 2021. Vizitat me anëtarët e tjerë të familjes pritet të rinisin në gusht-shtator, nëse vlerësimi i fazës së parë, bazuar në azhurnimet mjekësore ditore është pozitiv”, ka thënë Doyle.

Më tej, zëdhënësi është shprehur se të paraburgosurit dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes kanë marrë informacion të hollësishëm për caktimin e vizitave. Ndërsa, për arsye të privatësisë, ai tha se dhomat e Specializuara nuk japin informacion mbi kërkesat për vizita në Qendrat e Paraburgimit.

Sipas Rregullores së Paraburgimit, në të afërm të ngushtë përfshihen bashkëshortja/bashkëshorti, partnerja/partneri, prindërit, fëmija, nipi/mbesa, vëllai, motra (ku përfshihen edhe vëllezër e motra vetëm prej nënës ose babait dhe vëllezër e motra të gjetura), gjyshërit, dhëndri dhe nusja.

Më shumë

spot_img
spot_img