Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Në “grup” me Kim Jong-un dhe Bashar al-Assad, ambasadorja Kim: Thesari i SHBA i ka vendosur sanksione Vladimir Putin, është jashtëzakonisht e rrallë...

Shkruar nga Newsbomb
Në “grup” me Kim Jong-un dhe Bashar al-Assad, ambasadorja Kim:

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim shkruan se thesari i SHBA ka vendosur sanksione ndaj Presidentit rus Putin, Ministrit të Jashtëm Lavrov, Ministrit të Mbrojtjes Shoigu dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Gerasimov.

Kim shkruan se këto sanksione janë vendosur pasi kanë bërë një pushtim të pajustifikuar dhe të paramenduar të Ukrainës.

Ndër të tjera ajo thekson se Presidenti Putin i bashkohet një grupi shumë të vogël që përfshin despotë si Kim Jong Un, Alyaksandr Lukashenka dhe Bashar al-Assad.

“Thesari i SHBA ka vendosur sanksione ndaj Presidentit rus Putin, Ministrit të Jashtëm Lavrov, Ministrit të Mbrojtjes Shoigu dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Gerasimov në përgjigje të pushtimit të pajustifikuar, të paprovokuar dhe të paramenduar të Ukrainës nga Rusia.
Është jashtëzakonisht e rrallë që Thesari të përcaktojë një kryetar shteti; Presidenti Putin i bashkohet një grupi shumë të vogël që përfshin despotë si Kim Jong Un, Alyaksandr Lukashenka dhe Bashar al-Assad” shkruan Kim në postimin e saj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll