Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

ALARM në Greqi/ Shënohet numri më i lartë i VIKTIMAVE që nga fillimi i valës së dytë, zbulohen raste me mutacion afrikan dhe brazilian

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c1267ba60e4858fac478cd27746d73ec

Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka bërë publike shifrat sa i takon situatës së koronavirusit në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2301 raste të reja me Covid dhe 41 viktima, numër ky rekord sa i përket jetëve të humbura brenda një dite. Në Greqi janë në total 203.978 raste të reja dhe 6705 viktima si pasojë e virusit famkeq.

Screenshot_18.jpg

Ndërkohë autoritetet në vendin fqinj kanë ngritur alarmin pasi në Athinë janë zbuluar dy raste që janë të infektuar me mutacionin e Covid, atë të Afrikës së Jugut dhe atë të Brazilit. Pas evidentimit të dy rasteve të reja me variantet e COVID, autoritet shëndetësore kanë nisur punën për gjurmimin e kontakteve të tyre.

Sipas ekspertëve më shqetësues është fakti se variantet e reja e bëjnë virusin më rezistent ndaj vaksinës.

Nga ana tjetër Maqedonia e Veriut ka regjistruar 722 raste të reja dhe 9 viktima në vetëm 24 orë, duke e çuar në 106.832 numrin total të të prekurve dhe 3185 atë të viktimave, që nga fillimi i pandemisë.

Screenshot_17.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img