
Edhe pse e gjithë bota është futur në karantinë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, në Greqi të rinjtë nuk po i binden urdhrave.
Qindra të rinj në periferinë e Aghia Paraskevi në Athinë kanë dalë në shesh duke festuar me birra.
Policia paralajmëroi të rinjtë që të shpërndahen në banesat e tyre, por ata e kanë refuzur urdhrin e policisë, madje duke u përleshur me ta.
Duket se grekëve iu ka ardhur "në majë të hundës" qëndrimi në shtëpi, edhe pse kjo bëhet për të ruajtur shëndetin e tyre.
Në Greqi janë 2663 të infektuar, ndërsa ka patur edhe 147 viktima.
Sondazh
Poll