
Katër netë feste me aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike ishte kryefjala e kësaj jave në qytetin e Gramshit e cila kulmoj në natën e 18-gushtit me maratonën e Këngës Popullore.
Aktivitete të ndryshme artistike dhe kulturore, këngëtar të muzikës popullore dhe rrymave të tjera, aktorë të skenës së humorit u ngjitën në skenën e ngritur pranë pedonales së qytetit duke performuar para qindra qytetarëve në këto katër ditë spektakël.
Kjo ditë feste ka qenë një prej festave kryesore për Gramshin dhe që është zbehur me kalimin e viteve. Nën kujdesin kryetarit të Bashkisë Gramsh, Klodian Taçe, festa e 18 - gushtit është rikthyer sërish dhe peizazhi festiv tashmë përfshinë aktivitete më të shumta kulturore dhe artistike me artistët e vegjël të qendrës kulturore, artistë vendas dhe nga qytete të tjera.
Këto aktivitete dhe të tjera, do rikthehen si traditë e munguar per qytetin dhe banorët e zonës përreth, të cilëve kjo datë ju kujton nostalgjinë e viteve si e vetmja datë feste për zonën. Data 18- gushti per qytetin e Gramshit simbolizon formimin e batalionit partizan te dy zonave Vèrçè-sulove, i cili u formua ne vitin 1944 ne Malin e Katerlisit me komandant Kapo Lenën.