Në Gorisht të Vlorës situata është më shumë se kritike.
Vazhdojnë vatrat aktive të zjarrit të cilat po bëjnë që flakët t’i afrohen edhe më shumë puseve të naftës në atë zonë.
Vijon puna nga toka, por është e pamjaftueshme. Forcat zjarrfikëse si dhe banorët e zonës janë në vendngjarje duke bërë të pamundurën.
Ndërkohë fatmirësisht është shuar zjarri në Corrush të Mallakastrës. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se situata më kritike është në Llogara dhe në malin e Thirrës pranë tunelit të Kalimashit.