Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Në Gjermani janë të shokuar: Një Benz dhe një Porsche ndaluan me semafor të kuq, pati përplasje të dhunshme, ka vdekur një shqiptar (FOTO-VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 30 vjeçar, shqiptar i Kosovës ka mbetur i vdekur në Gjermani, si pasojë e një përplasje të dhunshme që ka degjeneruar deri në nxjerrjen e armëve të zjarrit, shkruan newsbomb.al. Mediat vendase raportojnë se ka pasur fillimisht një debat dhe më pas të shtëna armësh.

Identiteti i viktimës nuk bëhet ende me dije, ndërsa foto e tij është publikuar nga të gjitha mediat gjermane. Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 13.30 të pasditës në qendër të Hanoverit.

“Skena të çmendura” shkruajnë mediat gjermane, ndërsa tregojnë dhe zanafillën e të shtënave. Sipas tyre, të dy mjetet kanë daluar paralel në semafor të kuq dhe më pas aty ka filluar një debat i dhunshëm. Nga një mjet luksoz tip Mercedes Benz me targa bavareze (shikoni pamjet e mëposhtme), është qëlluar me breshëri drejt një fuoristrade Porsche e zezë.

Viktima, shqiptari i Kosovës ndodhej në mjetin e zi. Nuk dihet nëse ai ka qenë vetëm apo me persona të tjerë pasi edhe në xhamin e parë të Mercedesit ka goditje plumbash. Pas të shtënave, Porsche e zezë ka ecur disa metra në krah të kundër dhe është përplasur.

“Makina e zezë u përpoq të ikte, nga Benzi i bardhë pati të shtëna, shkruan newsbomb.al. Pas disa metrash Porsche e zezë u përplas dhe ne pamë një të vdekur”, ka thënë një dëshmitar në vendngjarje.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img