
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e durrësit, ku një shtetas sirian me iniciale A.A ka qëlluar veten me thikë në dorë.
Dyshohet se siriani ishte në gjendje të rënduar psikologjike në momentin që ka kryer këtë veprim, ndërkohë që është tranpsportuar me urgjencë në spital, ku po merr mjekimin e nevojshëm.
“Më datë 12.09.2020, rreth orës 21:00, në lagjen nr.4, Durrës, tek Rruga e Re e Portit, dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten me thikë në dorë, shtetasi sirian A.A., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.