Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Në gjendje të dehur rrahën për vdekje 57 vjeçarin në Ballsh, gjykata kthen në burg 2 nga autorët, “detyrim paraqitje” për tjetrin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5902add07fbe867f87737045dc460a7d

Gjykata e Fierit ka kthyer në burg Festim Alimetajn dhe Ferdinand Meraj, të cilët rrahën për vdekje në Ballsh 57 vjeçarin Pelivan Sinanrrapaj, ndërkohë për Fitim Zekajn është vendosur masa “detyrim paraqitje”.

Fillimisht gjyqtari Piro Sota vendosi masën “arrest në shtëpi” për 3 të akuzuarit, duke i celësuar si persona pa rrezikshmëri të lartë, por pas vdekjes së 57 vjeçarit ka hedhur poshtë vendimin e parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 28 janar, ndërsa viktima ndërroi jetë në spitalin e Traumës 9 ditë më vonë, duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

Si ndodhi ngjarja?

Në datën 29 janar Pelivan Sinanrrapaj së bashku me 3 shokët e tij Fitim Zekaj 42 vjeç, Festim Alimetaj 53 vjeç dhe Ferdinand  Meraj 44 vjeç ishin ulur në një lokal në Ballsh.

Pasi kishin pirë raki dhe ishin në gjendje të dehur, mes tyre nisi një debat për politikë, ku viktima thoshte se i ishte mirënjohës bashkisë se i futi gruan në punë.

Pasi dolën nga lokali ku ata kishin pirë raki, shokët e tij e kundërshtuan deri sa e rrahën dhe e lanë në mes të rrugës.

Pelivan Sinanrrapaj ishte baba i 3 fëmijëve, ndërkohë policia arrestoi autorët një ditë më pas, ndërsa gjykata vendosi masën e arrestit në shtëpi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img