Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Në gjendje të dehur qëlloi me armë, vihet në pranga 35-vjeçari në Kurbin

Shkruar nga Newsbomb
Në gjendje të dehur qëlloi me armë, vihet në pranga

35 vjeçari Rasim Mihana nga fshati Mali i Bardhe Kurbin, në gjendje të dehur ka qëlluar me arma zjarri, fatmirësisht pa të plagosur.

Menjeherë banorët e fshatit kanë lajmëruar policinë, e cila është vënë në ndjekje të personit të armatosur. Ky i fundit nuk i është bindur policisë duke hapur zjarr, dhe në këtë rast nuk ka patur të plagosur. Gjatë ndjekjes, kur Mihana ka qëlluar në drejtim të automjetit të policisë, i është shpuar një gomë, duke ngadalësuar arratisjen.

Në banesen ku ishte shenjestra në fshatin Mali Bardhë duken qartë shenjat e plumbave.

Në oret e para të mëngjesit të sotëm personi është vënë në pranga nga policia e Kurbini, e cila po heton shkaqet e ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese