Klodiana Ajazi, një prej anëtarëve të Dhomës Ekonomike të Gruas, në këto momente të vështira dhe kritike për jetën e saj, ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve. Prej disa javësh ajo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të një komplikacion si pasojë e humbjes së fëmijës.
Aktualisht ndodhet në gjendje kritike dhe po trajtohet intensivisht në Stamboll, Turqi. Trajtimi i specializuar është i kushtueshëm dhe familjarët s’kanë mundësi ta përballojnë.
Për këtë arsye ata kanë hapur një llogari në GoFundMe për te mbledhur shumën prej 150 mijë euro për kurimin e Klodianës dhe shpëtimin e saj.
Llogaria e hapur ne Gofundme
Klodiana Ajazi është një sipërmarrëse e cila drejton kompanitë “Inovess Construction and Management” dhe “Novus Marketing and Advertising”. Në vitin 2017 themeloi kompaninë “Inovess Construction and Management” shpk, duke ofruar 2 shërbime të standartizuara në sektorin e ndërtimit; menaxhimin e projekteve turistike dhe rezidenciale si edhe zbatimin e punimeve ndërtimore civile dhe industriale.
Klodiana është ndër drejtuesit që beson fort se vlerat në një biznes, konkurenca e ndershme, zhvillimi i vazhdueshëm, shërbimi cilësor janë ata që garantojnë suksesin. Për të, biznesi nuk është veç se një burim fitimi por edhe një mënyrë për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në shoqëri. Klodiana një vajzë me karrierë dhe ambicie, e buzëqeshur dhe shihet qartë se sa shumë e do jetën.