Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

Në gatishmëri të plotë, Rama publikon FOTON e ushtarit të Kosovës: Hero, kjo trupë do të mbetet në mendjen time si nëpër filmat amerikanë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0fd2d07a524b5dd623d6cf72938861af

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak më parë foton e një prej pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Sipas Ramës, kjo nuk mund të ishte thjesht një foto dite, apsi të gjithë trupat meritojnsë mirënjohje të pafund.

Ai shprehet se kjo trupë do të lerë në kujtesën e tij, shijen e paharrueshme të një shfaqjeje heroizmi jetësor, ku heronjtë ta mbushnin plot syrin, mu si nëpër filmat amerikanë

Statusi i plotë:

Edhe kjo mund të ishte thjesht një PHOTO OF THE DAY.

Por asisoj, fotoja e ditës nuk do të thoshte dot se sa shumë mirënjohje meriton sot, kjo trupë e shkëlqyer djemsh e vajzash, si të dalë nga ndonjë film skematik amerikan i luftës mes së mirës e të keqes – ku fituesi i luftës shihet qysh në fillim dhe tërë peripecitë e tij gjatë filmit kalohen kollaj, pasi fundi dihet

Të bukur, të fortë, të aftë, të disiplinuar dhe të palodhur deri në përmbushjen me sukses të misionit, ata janë ndoshta produkti më spektakolar që ka nxjerrë lufta e Kosovës, në funksion të paqes së dinjitetshme, siç janë padyshim shembëlltyra më imponuese e shtetkrijimit të Kosovës??

Kjo trupë do të lerë në kujtesën time, bashkë me gjurmën e pashlyeshme të kontributit të saj human, në një ditë kaq të zezë fatkeqësie për Shqipërinë, shijen e paharrueshme të një shfaqjeje heroizmi jetësor, ku heronjtë ta mbushnin plot syrin, mu si nëpër filmat amerikanë

#HEROES

78479325_10157198864026523_7624276676565794816_n (1).jpg

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img