


Pas ankimimit të ish deputetit Eduard Ndocaj për hapjen dhe rinumërimin e 11 kutive në Bashkinë e Lezhës, përfaqësuesit e PS në KQZ e kanë mbështetur këtë kërkesë.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që të hapë të premten kutitë e 11 qendrave të votimit në Bashkinë e Lezhës.
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në KQZ, propozuan se nëse manipulimi me vota në Bashkinë e Lezhës provohet, atëherë të ketë ndjekje penale pqër komisionerët e përfshirë në këtë aferë.
Kujtojmë se Eduard Ndocaj ka kandiduar këto zgjedhje për Bashkinë e Shkodrës nën siglën e Partisë Aleanca Demokristiane, e cila hyri në zgjedhje pa bërë koalicion me asnjërën prej partive të mëdha.
Ndërkohë në mbledhjen e ditës së sotme, KQZ ka certifikuar edhe mandatin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, si dhe atë të Shkodrës, Valdrin Pjetrit.