Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
27 %
2.1kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Në garë me kohën dhe njëri tjetrin, Sali Berisha dhe Ibsen Elezi fillojnë fushatën elektorale në qytete të ndryshme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sali Berisha dhe Ibsen Elezi, dy kandidatët që do të garojnë në 22 Maj për kreun e Partisë Demokratike, kanë filluar sot fushatën zgjedhore.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të PD-së njofton se Berisha do të zhvillojë sot në orën 17:00 takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Elbasan.

Ndërkohë, Ibsen Elezi ka zgjedhur ditën e nesërme për të takuar demokratët e Kukësit, Hasit dhe Fierit.

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të

Partisë Demokratike

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se në mbledhjen e tij dt. 13 maj 2022, në prani të përfaqësuesve të dy kandidatëve, u diskutua si pikë e parë e rendit të ditës kalendari i takimeve të kandidatëve.

Bëjmë me dije se turi i takimeve fillon sot:

E premte, dt 13 maj 2022

Ora 17.00 – Z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Elbasan.

E shtunë, dt 14 maj 2022

Ora 10.00 – Z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Kukës

Ora 11.30 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Has.

Ora 18.00 – z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Fier

Komisioni ka njoftuar menjëherë degët përkatëse në lidhje me kalendarin e takimeve.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale do të vijojë punën e tij me përkushtim për të garantuar për secilin kandidat konkurim të lirë, garë të hapur e shance të barabarta.

Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD që do të finalizohet në votimin e datës 22 maj 2022.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img