Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
21 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

“Në garë kush i hap më shumë listat”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5b4950d2d984a070fb978d6beefed8b0

Kreu i Partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi ironizon pas deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Basha se është për hapjen 100% të listave.

Patozi thotë se ata që i mbanin mbyllur listat “me njëqind dryna deri dje” sot janë në garë se kush do t’u hapë më shumë.

Kujtojmë se Basha sot pranoi hapjen e listave, por tha se kjo mund të bëhet me kusht që të mos preken koalicionet parazgjedhore.

Shkrimi i Patozit:

NË GARË KUSH I HAP MË SHUMË LISTAT

Rëndësi ka që tani listat e hapura nuk kanë më asnjë kundërshtar të rëndësishëm publik në Shqipëri. Dhe kjo është në fakt edhe mrekullia e kësaj kauze.

Sepse i bëri të përkulen para saj me radhë një e nga një të gjithë “sulltanët” e mëdhenj të politikës. Me hir apo me pahir, kjo është një temë tjetër.

Nuk është barcaletë, por është fakt se pikërisht ata, që i mbanin mbyllur me njëqind dryna deri dje, sot janë në garë se kush t’i hapë më shumë.

Për të tjerat, s’ka problem. Le të vazhdojë kacafytja e zakonshme 30-vjeçare, se Shqipërisë më mirë i del në të gjitha rastet, kur ata zihen, se sa kur ulen e bëjnë pazar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img