Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në front të parë ndaj COVID-19, Fishta ngre shqetësimin: Policëve s’u është siguruar transporti, vijnë në punë me biçikleta

Shkruar nga Newsbomb
Sadetin Fishta

Kreu i sindikatës së punonjësve të policisë Sadetin Fishta ka ngritur shqetësimin se efektivëve të policisë që janë në front të parë në luftën kundër Covid-19 që po përhapet me shpejtësi, u mungojnë gjërat elementara.

Në një deklaratë për shtyp Fishta u shpreh, se punonjësve të policisë nuk u janë siguruar mjete të transportit për të shkuar në punë. Ai shtoi se ndonëse duhet të paraqiten në punë në kohë, mjet transporti kanë biçikletat.

“Jo vetëm që nuk diskutohet për shtesë pagë në këtë situatë të jashtëzakonshme, por nuk po jepen edhe ato gjëra që janë emergjentë që ju takojnë punonjësve të policisë për ta kryer këtë detyrë më normale dhe që mos rrezikojnë familjen e tyre kur ato të kthehen nga shërbimi.

Nuk bëhet fjalë vetëm për policët që janë në postblloqe, por edhe ata që janë në terren dhe kontrollojnë kërkesat e qeverisë në lidhje me qytetarët që lëvizin në mënyrë të autorizuar ose jo dhe bizneset.

Problem tjetër që kanë sot punonjësit e policisë është mos sigurimi i mjeteve të transportit. Shumë punonjës policie vijnë nga fshatrat e Tiranës. Ata duhet të paraqiten në detyrë në një kohë, kur ata mjet transporti kanë biçikletën.

I duhet dy orë për të ardhur dhe dy orë për të ikur. Policia e shtetit nuk i siguron transport, megjithëse e ka detyrim ligjor”, tha Fishta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese