Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Në Ford me 12 emigrantë, 37 vjeçari në Tiranë braktis makinën dhe largohet me shpejtësi. Më pas shkon në komisariat, mashtron policinë por e pëson (E PLOTË)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f741c035f5a420c9e479209a25d7e090

Një 37 vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi është konstatuar duke transportuar 12 emigrantë të paligjshëm në Tiranë.

Policia i është vënë në ndjekje por ai ka zbritur nga makina dhe është arratisur. Më pas ka shkuar në komisariat dhe ka tentuar të mashtrojë policët duke u thënë se dikush i kishte vjedhur Fordin.

OPERACIONI: Si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit në kërkim V. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Në vijim të këtij operacioni, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Vihet në prangat e policisë një shtetas i shpallur në kërkim, i cili transportoi 12 emigrantë të paligjshëm, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, si edhe bëri kallëzim të rremë pranë organeve të rendit.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, Komisariatin e Policisë Devoll dhe Komisariatin e Policisë nr. 3, Tiranë, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit në kërkim V. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Forcat e Policisë, kishin siguruar informacione sipas të cilave, shtetasi i mësipërm transportonte kundrejt fitimit emigrantë të paligjshëm dhe më datë 23.08.2020, e kanë lokalizuar këtë të fundit në fshatin Cangonj, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Ford” dhe janë vënë në ndjekje të tij ku i kanë bërë me shenjë të ndalonte, por 37-vjeçari nuk iu bind urdhrit të tyre, braktisi mjetin dhe u largua me shpejtësi. Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit, u gjetën 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve V. Sh., kundrejt fitimit prej 100 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Më pas shtetasi i mësipërm, është paraqitur në Komisariatin e Policisë nr.3, Tiranë, duke bërë kallëzim të rremë pranë organeve të rendit, se i kishin vjedhur mjetin tip “Ford”, që ky shtetas kishte marrë me qira.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kallëzimi i rremë”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img