Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Mediat greke bëjnë me dije se shqiptarët kishin një dyqan që shisnin mish, por që në fakt nuk shisnin vetëm mish, por dhe kokainë e kanabis.
Kanë qenë disa persona ata që kishin njooftuar policinë për aktivitetin kriminal. Gjatë kontrollit policia gjeti 5775 gram kanabis, 70 gram kokainë, 11.355 euro, 3 celularë dhe peshore precize elektronike.
Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 35. 38.48 dhe 26 vjeç, indetiteti I të cilëve nuk dihet ende.