Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Në dy ditë 500 mjekë dhe infermierë do marrin dozën e parë në Korçë”, Bino tregon skenarin për vaksinimin e popullatës

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e sotme ka nisur vakisnimi për bluzat e bardha në Korçë.

Në një deklaratë për media shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se në dy ditë do të vaksinohen 500 persona.

Ajo u shpreh se së parë do vaksionohen  mjekët dhe infermierët, më pas të moshuarit, ata me sëmundje bashkëshoqëruese dhe më aps e gjithë popullata deri në 18 vjeç.

“Sot fillon vaksinimi për Korçën dhe do të hapet një pikë vaksinimi për të gjithë prefekturën. Do të vaksinohen ato që përfshihen në këtë prefekturë. Fillimisht do të nisë me bluzat e bardha për të vijuar me moshat e treta dhe persona me sëmundje bashkëshoqëruese dhe për të vijuar më të tej për të gjithë popullatën deri në  moshat 18-vjeç,” tha ajo.

Në lidhje me masat kufizuese Bino u shpreh se kjo varet nga situata.

“Shtrëngimi i masave do të jetë në varësi të situatës dhe vendoset nga komiteti. E rëndësishme është që filloi procesi i vaksinimit. Por qytetarët duhet të respektojnë masat”, tha Bino.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu