Hapësire reklamuese

Showbiz

‘Ne duhemi’! Rihanna dhe Chris Brown sërish bashkë, lënë pas historinë e dhunës

Shkruar nga Newsbomb

Dyshja Rihanna dhe Chris Brown kanë vendosur të rikthehen sërish bashkë.

Bëri vërtet bujë ndarja e tyre, jo sepse nuk ishin më bashkë por sepse Chriss Brown e dhunoi të dashurën e tij, Rihannën.

Nuk munguan kurrsesi edhe fyerjet e fansave ndaj këtij të fundit që abuzoi fizikisht ndaj këngëtares.

Mirëpo një deklaratë e 32 vjeçares në një nga intervistat e saj më të fundit, i ka lënë të gjithë me gojëhapur.

“Ne kemi punuar përsëri për miqësinë tonë. Tani ne jemi shumë, shumë miq të ngushtë. Ne e kemi ndërtuar përsëri besimin ndaj njëri-tjetrit. Ne e duam njëri-tjetrin dhe ndoshta gjithmonë do ta duam. Dhe kjo nuk është diçka që ne e ndryshojmë dot. Kjo nuk është diçka që mund t’i japësh fund kur ti e di që ke qenë gjithmonë e dashuruar”, thotë ajo duke treguar se historia e tyre e dashurisë ka baza besimi dhe ka dashur kohën e vet për t’u rindërtuar.

Ndër të tjera Rihanna tregon se nuk po e shihte Brown në kohën kur ai ishte nën akuzën e abuzimit.

"Ne kemi mbajtur një miqësi shumë të ngushtë që kur kam tërhequr akuzën”, shprehet këngëtarja duke treguar sa e fortë është ndjenja që ajo ka pasur gjithmonë për të dashurin e saj, Chris.

103484742_1129817654048477_7987250140277532540_n.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu