Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Në dosjen për Ahmetajn përmendet Veliaj 3 herë”, Këlliçi akuza: Tani ia hoqën emrin

Shkruar nga Newsbomb
“Në dosjen për Ahmetajn përmendet Veliaj 3

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka folur sërish në lidhje me urdher-arrestet e SPAK për 15 personat e implikuar në aferën e Inceneratorit të Tiranës.

Këlliçi është shprehur se është hequr emri i kryebashkiakut Erion Veliaj nga dosja e SPAK-ut, teksa tha emri i tij përmendej 3 herë në kërkesën që SPAK i çoi Kuvendit për heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

“Në 109 faqe të vendimit të javës së kaluar të datës 7 dhjetor për zbatimin  e masave të ndalimit për arrestimin e 15 anëtarëve, aty nuk përmendet anjëherë emri i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kur ndërkohë në relacionin e kërsesës për dhënien e lejes për arrestimin e Arben Ahmetajt dhe heqjen e imunitetit të firmosur nga Altin Dumani, në 7 korrik të këtij viti, të paktën aty përmendej 3 herë emri i kryetarit të bashkisë. Përmenden prova dhe fakte, komunikime elektronike të gjendura mes shtetasit Taulant Tusha dhe Klodian Zotos, të cilat çuditërisht i ka harruar t’i përmendë në dosje dhe në vendim prokurori i çështjes. Pra kur ngrehet akuza për Taulant Tushën nuk përmenden provat që janë gjetur pesë muaj më parë dhe janë hequr prova dhe shkresa që kanë qenë pjesë e relacionit të muajit korrik të këtij viti.

Janë komunikimet e Erion Veliaj si kryetar bashkie me Ministrinë e Financave, me ministrin Shkëlqim Cani, ku ai e refuzon në mënyrë të përsëritur kërkesën e Erion Veliajt për të financuar projektin e inceneratorit të Tiranës dhe më pas kur Shkëlqim Cani refuzohet nga Arben Ahmetaj, ky i fundit është edhe më i ashpër me Erion Veliajn, duke i refuzuar 4 herë kërkesën për të financuar me paratë e buxhetit të shtetit këtë projekt, të gjitha këto shkresa janë zhdukur nga dosja e muajit korrik.

Aktualisht që ne flasim çështja vijon të jetë e hapur. SPAK, në mëmyrë të qëllimtë ka hequr provat. Kanë harruar të arrestojnë ndonjë pastruese që ka parë Veliajn të hyjë e të dalë nga bashkia dhe ndonjë punëtor me lopatë të landfilli i Sharrës. Kjo që ka ndodhur deri tani, me këtë standard, është i pahasur në këto 3 dekada në drejtësinë shqiptare, edhe në ditën e saj më të zezë” u shpreh Këlliçi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tv.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese