Ekipi i Ambasadës Amerikane të Shteteve të Bashkuara janë shpërndarë në të gjithë vendin për të parë procesine votimit.
Me anë të një postimi në “facebook” ambasada shkruan se sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë e Shqipërisë.
Sakaq, janë publikuar edhe disa foto nga ambasada e SHBA, të ekipit të vëzhgimit.
“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri! Ekipet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë shpërndarë sot në të gjithë Shqipërinë, për të vëzhguar procesin e votimit dhe numërimit. Ja disa prej fotove që kemi marrë nga ekipet tona! Ne do të jemi duke vëzhguar! Sot është dita juaj” shkruan ambasada në postim.