Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
35 °
Sht
36 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

“Ne do marrim pjesë në zgjedhje”, Berisha zbulon formulën: Si do përcaktohen kandidatët tanë për kryebashkiakë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 6 marsit.

Lideri historik i Partisë Demokratike ka treguar se si do përcaktohen kandidatët për krybashkiakë në 6 bashkitë pa kryetarë.

albsig

spring

Berisha thekson se kandidatët do të përcaktohen nga anëtarët përmes zgjedhjeve në struktura. Ata që do të marrin më shumë vota do të jetë zyrtarisht kandidatë.

Ndër të tjera Berisha shton se ky proces është i ngjashëm me primaret në SHBA dhe sipas tij është dëshmuar i suksesshëm, transparent dhe do të sjellë rezultate të mira.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Ne kemi vendosur që në këto zgjedhje për kryetar në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë të marrim pjesë.

Kandidatët tanë do t’i përcaktojnë anëtarët. Pra, do të bëhen zgjedhjet në struktura dhe kandidatët më të votuar do të jenë zyrtarisht kandidatë.

QYTETARI vendos se kush do të jetë kandidat, as Sali Berisha, as Kryesia, askush tjetër.

Ky proces është i ngjashëm me primaret në SHBA dhe është i dëshmuar si më i suksesshmi, transparenti dhe besojmë se do të sjell rezultatet më të mira për ne.

I ftoj edhe njëherë të gjithë anëtarët që të bëhen pjesë e këtij procesi për t’i dhënë legjitimitetin e duhur secilit kandidat.

Lista jonë padyshim se do të jetë listë fituese e këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme në secilin kuptim të fjalës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img