Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Në ditën e saj të lindjes shoqet homazh pranë varrit të gazetares Zenepe Luka: E paharruar në zemrat dhe mendjet tona!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Irini Qirjako dhe shumë personazhe të tjera janë mbledhur për të kujtuar gazetaren e njohur, Zenepe Luka e cila disa muaj më parë humbi jetën nga Covid-19.

Në ditën e saj të lindjes , ato udhëtuan drejt Vlorës, por ndryshe nga herët e tjera ky udhëtim ishte tepër i vështirë për to, pasi mikja e tyre Zenepe Luka nuk ishte aty për ti pritur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, një prej mikeshave të gazetares, Vllasova Musta  në trishtim të thellë shkruan se ikja e saj ka lënë një dhimbje të madhe  dhe vitet që do të kalojnë veçse do të shtojnë shkëlqimin e emrit dhe gjurmëve që gazetarja ka lënë pas.

“PËRSHPIRTJE PËR TË PAHARRUARËN

ZENEPE LUKA

Krejt ndryshe nga çdo takim, ai i datës 2 gusht dhe tepër e trishtë rruga që nisëm për në Vlorë!

Me dhimbjen që mbanim në zemrat tona, ne morëm rrugën për në Vlorë, pikërisht në 2 gusht, kur ishte dita e lindjes së mikes sonë të shtrenjtë e të paharruar, Zenepe Luka. Por, për çdonjërën nga ne, nuk ishte i lehtë ky rrugëtim, sepse ne e dinim, që në ndalesen para hotelit, nuk do të na priste krahëhapur mikja dhe shoqja, e mira dhe e dashura jonë, Zenepe Luka!

Ky takim, nuk ishte një aktivitet, siç kemi bërë nëpër vite, por një përshpirtje, një homazh si në vazhdim të një bisede të munguar prej gjashtë muajsh.

E kishim tej të mirës miken tonë, prandaj na dhemb ikja e saj, prandaj e kujtojmë dhe do ta kujtojmë, sepse si gjithçka e vyer, që kurrë nuk zhbëhet, koha veçse do t´i japë shkëlqim emrit dhe gjurmëve të Zenepe Lukës!

E paharruar në zemrat dhe mendjet tona, mike e çmuar!

Dritë, aty ku ke shkuar dhe paqa qoftë me ty!”, shkruan ajo.

Kujtojmë se Zenepe Luka u nda nga jeta më 11 shkurt të këtij vitit pas betejës së gjatë me Covid-19.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img