Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Në ditën e Krishtlindjeve, Basha jep ‘sinjale’ nga Kisha e Durrësit: Thirrje për një bashkim më të madh e të fuqishëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

Interesant mesazhi që ka dhënë sot kreu i PD Lulzim Basha nga Kisha e Shën Palit në Durrës.

Teksa ka uruar Krishtlindjet dhe ka shprehur lutjet për të goditurit nga tërmeti, Basha bëri thirrje për një bashkim më të madh e të fuqishëm për të përballuar çdo të keqe, sikurse u shpreh ai.

“Nga kisha e Shën Palit uroj besimtarët e Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Krishtlindje të gëzuara! Në vecanti mendimet dhe lutjet e mia janë me të goditurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Qoftë kjo festë, kjo ditë e shenjtë e lindjes së Krishtit një thirrje për bashkim më të madh, më të fuqishëm, si një familje për të përballuar cdo të keqe dhe për të dalë në dritën e begatimit të zotit. Gëzuar! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha nga Durrësi teksa pas pak do të niset drejt Laçit, si një prej vendeve të goditura gjithashtu nga tërmeti.

Më shumë

spot_img