Në ditëlindjen e 87-të realizohet ëndërra e saj e madhe.
Aktori George Clooney i ka bërë një surprizë fanses së tij, duke e vizituar atë në azilin ku ajo jeton.
55-vjeçari ka realizuar ëndrrën e një prej banoreve më të mëdha në moshë, kur ai ka shkuar për t’i uruar asaj ditëlindjen e 87-të, pasi është kontaktuar nga stafi i azilit për të realizuar këtë dëshirë.
Pas shumë letrash të marrë nga stafi, aktori hollivudian, i cili jeton pranë azilit, ka shkuar për të përshëndetur Pat Adams, duke i dërguar një tufë me lule dhe një kartolinë.