Tirana
overcast clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
81 %
2.6kmh
90 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Në ditëlindjen e 77-të Sali Berisha i bën dedikim vetes: Lavdi Zotit! Jam i lumtur se ky vit më gjen me një mision vendimtar për fatin e PD-së

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme feston ditëlindjen e tij të 77-të. Përmes një postimi në rrjetet sociale Berisha shkruan se kjo ditëlindje e gjen atë më të motivuar për të mbrojtur të vërtetat që ai vetë beson dhe me një mision të ri.

Më tej lideri historik i PD-së i shpreh mirënjohje të gjithë atyre personave që e mbështesin dhe janë krah tij, për të përmbushur këtë mision, i cili sipas ish-kryeministrit është vendimtar për fatin e Partisë Demokratike.

“Sot 77 vjec!

Miq, sot jam 77 here i lumtur sepse kjo ditelindje me gjen:

– Me te motivuar se kurre ne mbrojtjen e te vertetave qe une besoj dhe,

– Ne nje mision te ri, jetik dhe vendimtar per fatin e Partise Demokratike dhe demokracise ne Shqiperi!

Mirenjohje te pakufishme te Gjithfuqishmit, familjes time, miqve dhe mbeshtetesve te mi ne Shqiperi dhe kudo qe jane, te cilet me besimin dhe mbeshtetjen e tyre bejne te mundur te permbushim se bashku kete mision! Lavdi Zotit! Sb”, shkruan Berisha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img