Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në dijeni për trafikimin e 1 kg kokainë, AMP: Arrestohet efektivi i operacionales

Shkruar nga Newsbomb
Në dijeni për trafikimin e 1 kg kokainë, AMP: Arrestohet efektivi

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në kryeqytet ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor Ervis Shkurta, 38 vjeç, efektiv në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Ky punonjës policie, efektiv në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale akuzohet veprën penale “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Ervis Shkurta  ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e lëndës narkotike prej 1 kg e dyshuar kokainë e zbuluar dy ditë më parë, si dhe ka patur dijeni të plotë për personat dhe vendin ku do ndodhte shkëmbimi i lëndës narkotike.

Efektivi i Forcave Speciale, Ervis Shkurta bashkëpunonte me grupin që mbrëmjen e 21 marsit pranë Lidhjes së Shkrimtarëve do të bënin dhe shkëmbimin e 1 kg kokainë. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të natës kur agjentët e antidrogës i bënë thirrje për të ndaluar, por ata i përplasën me makinë.

AMP njofton se :

Një punonjës policie, efektiv në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është arrestuar i dyshuar për veprën penale “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor E. SH., 38 vjeç, efektiv në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Ndalimi i këtij punonjësi policie u krye në vijim të hetimeve me metoda speciale, në funksion të ngjarjes së datës 21.03.2024, ku u arrestuan në flagrancë tre shtetas, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Mosbindja ndaj punonjësve të policisë".

Si rezultat i hetimeve intensive u bë e mundur sigurimi i provave dhe i fakteve mbi dyshimet se punonjësi i policisë, Inspektor E. SH., me lidhje të ngushtë shoqërore me njërin prej personave të arrestuar, ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e lëndës narkotike prej 1 Kg e dyshuar kokainë, si dhe ka patur dijeni të plotë për personat dhe vendin ku do ndodhte shkëmbimi i lëndës narkotike.

 Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e përkushtuar në përmbushje të misionit të saj për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese