Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Në detyrim paraqitje për koncesionin e sterilizimit, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Shkruar nga Newsbomb
Në detyrim paraqitje për koncesionin e sterilizimit, Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur sërish këtë të premete në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “ detyrim paraqitje”, lidhur me akuzën “shpërdorim detyre” për koncesionin e Sterilizimit.

Sipas vendimit të GJKKO, ish-ministri Beqaj duhet të paraqitet në SPAK çdo të të premte në orën 15:30. Prokuroria e Posaçme mori pandehur ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe kërkoi në gjykatë caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. Togat e zeza vendosën masën “detyrim paraqitje” për ish-ministrin.

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme vendosi dhe një masë tjetër sigurie për ish-numrin dy të Shëndetësisë shqiptare, duke i bllokuar pasaportën. Për rrjedhojë, Ilir Beqaj nuk mund të dalë nga Shqipëria, shkruan newsbomb.al.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj rezulton se është lënë jashtë hetimeve për koncesionin e sterilizimit, nga Prokuroria e Posaçme, ndaj kur aktet e dosjes kanë mbërritur në gjykatë është kërkuar nisja e një hetimi pasuror dhe thellimi i hetimeve për disa vepra të tjera penale. Në muajin shtator, Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK që të kryejë hetime të thelluara pasi ka indicje për disa vepra penale, në ngarkim të ish-ministrit.

“Gjykata çmon se, ka indicje të mjaftueshme që Prokuroria e Posaçme të kryejë veprime hetimet edhe për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsion pasivi funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, thuhet në dokumentin e GJKKO.

Togat e zeza bënë me dije se në fashikullin hetimor këto episode nuk janë të evidentuara, ndaj u kërkua të kryhen hetime të thelluara për të provuar nëse biznesmeni Ilir Rrapaj dhe shtetasi tjetër italian kanë marrë përfitime të parregullta që rrjedhin nga korrupsioni, nga ministri Ilir Beqaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese