
Policia e Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit me urdhër të SPAK kanë ushtruar kontrolle në shtëpinë e ish-ministrit Iir Begaj. Beqaj ndodhet nën hetim për koncesioninn e Sterelizimit.
Burime për media bëjnë me dije se kontrolli është ushtruar në nrugën e “Barrikadave” në kryeqytet, në kuadër të hetimeve. Kujtojmë që ish-ministri është me masë sigurie ‘detyrim paraqitje’, në lidhje me këtë koncesion për shpërdorim detyre. Masat e sigurisë për Beqajn u miratuan nga Gjykata e Posaçme më 16 nëntor, bazuar në kërkesën e prokurorisë.
Deri tani nga hetimi i SPAK ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.