Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

'Në det pa mbathje e pa syze', Vittorio Sgarbi rrëfen tmerrin e përjetuar në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Vittorio Sgarbi - pamje nga momenti kur per pak humbi jeten duke notuar

Vittorio Sgarbi, një nga personalitetet më të njohur italianë ka rrëfyer për mediat fqinje tmerrin që kaloi në Shqipëri, ku për pak u mbyt ndërsa notonte në Palasë.

“Ato që unë përjetova ishin momente paniku e frike. Unë rrezikova të mbytem, ndërsa bëja not pranë bregdetit në Palasës. Kjo ndodhi kur isha mysafir në atë që quhej si ‘Bregdeti i gjelbër”, tregoi ai për Tg.com24.

“Unë sot jam fatmirësisht gjallë. Dita nuk ishte e mirë dhe deti ishte me dallgë. Provova që të notoj në det. E vetmja që më ndoqi ishte vajza ime. Humba thuajse në thellësinë e detit.

Brenda në ujë isha pa të brendshme e pa syze”, tregoi Zgarbi për gazetaren italiane Barbara d’Urso.

Kujtojmë që u desh ndërhyrja e vajzës së tij dhe rojes bregdetare që ta nxirrnin Sgarbin nga deti.

LEXO EDHE: Personaliteti i madh Vittorio Sgarbi rrezikon të mbytet në Dhërmi, si e shpëtoi vajza nga fundi tragjik (VIDEO)

Zgarbi2.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll