Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Në ceremoninë e nderimit të ditës kombëtare të SHBA”, Grida Duma poston foton krah Yuri Kim dhe aktores Delinda Disha

Shkruar nga Newsbomb
“Në ceremoninë e nderimit të ditës kombëtare

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një ceremoni, në përkujtim të ditës së 246-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me Shqipërinë.

Në ceremoninë, ambasadorja Kim ka bërë bashkë politikën shqiptare, të majtë dhe të djathtë. Pjesë e kësaj ceremonie ka qenë dhe deputetja e PD, Grida Duma, e cila ka postuar një foto ku shihet krah ambasadores Kim dhe aktores së humorit Delinda Disha.

“Në ceremoninë e nderimit të ditës kombëtare të SHBA-ve.

Shijova mbrëmjen më shumë me artistë e aktivistë të shoqërisë civile, sepse kjo është vlerë e shtuar.

E ndërsa bisedoja për hapësirat e vogla që ka arti, u shkrep një foto me Ambasadoren Kim, e cila i tha Delinda Dishë-s të njëjtat vlerësime me buzëqeshje që po ashtu i kam thënë unë më parë,  për mënyrën si na sjell e imiton ne profilet e saj të shoë-t.

Një mbrëmje e organizuar në atmosferën e shkëlqyer të festës dhe përkujtimit të vlerave perëndimore dhe lidhjeve jetike të Shqipërisë me SHBA-në” shkruan Duma.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese