Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
29 %
5.7kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
2 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Në burgun e sigurisë së lartë në Belmarsh, publikohet VIDEO e Julian Assange brenda qelisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Agjensia ruse e lajmeve Ruptly ka publikuar ditën e sotme një video të themeluesit të WikiLeaks Julian Assange.

Ruptly ka siguruar një video nga burgu i sigurisë së lartë në Belmarsh në Britani, ku Assange shihet duke ecur dhe duke biseduar me të burgosurit e tjerë, ndërsa bie në sy dyshemeja e qelisë. Tepër e rrëmujshme, me libra dhe gazeta të hapura përtokë, kurse vetë themeluesi i WikiLeaks shihet i qeshur por ndjeshëm i rënë në peshë.

Në fillim të muajit maji kolegët dhe miqtë e tij që e vizituan në burg, thanë për mediat britanike se ai nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësor. Mikesha e tij Pamela Anderson e vizitoi Assange në burgun e Belmarsh dhe pasi doli prej andej deklaroi se ai kishte humbur shumë peshë dhe kishte kaluar në depresion pasi nuk e lejonin të shihte fëmijët, raporton newsbomb.al.

Julian Assange përballet dhjetëra akuza për spiunazh në Amerikë, pasi akuzohet për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe qindra dokumente të tjera të cilësuara nga SHBA si rrezik për cënimin e sigurisë kombëtare. /NEWSBOMB.AL

 

 

Më shumë


spot_img









spot_img