Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në burg për atentatin ndaj Arjan NDOJËS, caktohet data e seancës dhe gjyqtarja për Redjan RRAJËN

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_288056" align="alignnone" width=""]Redjan Rraja[/caption]

Seanca në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda caktoi sot gjyqtaren që do të drejtojë çështjen për lirimin e Redjan Rrajës, i arrestuar për atentatin 1 nëntorit në Shkozet ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, Andi Malokut dhe Landi Muharremit.

Albana Boksi do të drejtojë seancën gjyqësore të 20 nëntorit kur Redjan Rraja do të mësoje nëse do të lirohet apo do të qëndrojë në burg.

Redjan Rraja është i arrestuari i vetëm i atentatit të 1 nëntorit në Shkozet. Ai u arrestua teksa po tentonte të kalonte drejt Malit të Zi. Më pas, Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën ''arrest me burg'' për 34-vjeçarin. Në automjetin e grabitur me të cilin u krye atentati, u gjetën 3 palë syze, dhe në njërën prej tyre u konstatuan shenjat e gishtërinjve të Redjan Rrajës.

Nga atentati tronditës, humbi jetën shoferi i prokurorit Ndoja Andi Maloku humbi jetën për shkak të plagëve të rënda në trup, ndërsa Ndoja dhe Landi Muharremi arritën t'i shpëtonin vdekjes.

Ndoja u sulmua ashpër nga kryeministri Rama dhe zv/kryeministri Braçe për lidhje me grupe të strukturuara kriminale pasi kërkoi dënimin e ish-drejtorit të Agjencisë së Kadastrës së Durrësit Liridon Pula për përvetësim të pronave. Gjykata e Apelit të Durrësit caktoi masën ''detyrim paraqitje'' për Liridon Pulën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu