Hapësire reklamuese

Bota

Në burg për 22 vite, amerikani fiton lirinë dhe pafajësinë

Shkruar nga Newsbomb

Një 44-vjeçar amerikan fitoi lirinë pas 22 viteve burg për një vrasje që ai nuk e kishte kryer.

John Miller u lirua ditën e djeshme nga Burgu i Pensilvanisë, pasi një dëshmitar kyç shfajësoi të dënuarin për grabitjen fatale të 1996 ku mbeti i vrarë një person.

David Ëilliams ndryshoi dëshminë e 22 viteve më parë në gjyq duke pranuar se e kishte vrarë ai Anthony Mullen, jo John. Në seancën e fundit të 1 korrikut ai pranoi se e akuzoi shokun e tij John për shkak se nuk kishin marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.

Miller u lirua nga autoritetet dhe u mirëprit me emocione nga familjarët e tij. Ai kishte qëndruar në burg për 22 vite. Gjykata e kishte dënuar me burgim të përjetshëm dhe i kishte refuzuar kërkesën për apel 10 herë.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.