Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Në burg me Dakon, Kokën dhe Gjicin, Arben Dervishaj rrëfen ditët pa liri

Shkruar nga Newsbomb
Në burg me Dakon, Kokën dhe Gjicin, Arben Dervishaj rrëfen

Inxhinier Arben Dervishaj u shpall i pafajshëm nga gjykata në procesin kundër tij për inceneratorin e Fierit. Në një intervistë të gjatë për Newsbomb, pedagogu që kaloi 10 muaj e 10 ditë në qelitë e paraburgimit të Durrësit tregon të pavërtetat e procesit të tij; thashethemnajën e qëllimtë që e nxirrnin institucionet dhe e hapnin mediat dhe argumentet se pse i shpëtoi shtetit disa miliona euro.

Gjatë bisedës me gazetaren Rezarta Delisula, Dervishaj ka treguar se cilët ishin njerëzit që e shoqëronin brenda ambienteve të qelive dhe për çfarë e kishte marrë malli më shumë jashtë atyre dyerve.

Siç ka rrëfyer vetë inxhinieri i njohur, në sektorin e Burgut të Durrësit kishte ish-ministrin Lefter Koka, ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, ish-deputeti Alqi Bllako dhe më vonë atje kishte shkuar dhe Safet Gjici.

Me kë bëje shoqëri?

Në Tiranë isha me një dhomë ku ishin tre oficerë policie. Gjetëm mirëkuptimin dhe ja kaluam shumë mirë, pasi respektonim hapësirat e njëri-tjetrit. Mua nuk më pengonin të ulesha të shkruaja ato leksione që do bëja me studentët dhe për të përgatitur draftet e dy librave që janë në përfundim e sipër, apo punën e zyrës që nuk e ndala as atje. Bënim fiskulturë në ato orare që kishim, plus që në Tiranë qëlloi dhe periudha e kampionatit botëror të futbollit dhe, diskutonim shpesh dhe për ndeshjet. Ndërsa në Durrës isha në një sektor ku ishin shumë zyrtarë të lartë si z.Koka, z.Dako, z.Bllako, me të cilët ne shkëmbenim mendime të ndryshme dhe e organizonim jetën në mënyrë që të harronim dhe ato mendime të këqija që mund të na kalonin nëpër mend si rezultat i mungesës së lirisë.

Po kur erdhi në burgun e Durrësit, Safet Gjici si e pritën?

Natyrisht që pjesa më e madhe e personave që ndodheshin në sektorin B, e njihnin Safetin dhe u munduam që t’i qëndronim afër ato ditë. Problemi i Safetit është ndryshe, unë mendoj se ai koston morale e pagoi, dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë dhe mendoj që nuk kishte pse të kishte masë sigurimi maksimale. Mund të ndiqej në gjendje të lirë.

Kur niste dita në burg e kur mbaronte?

Dita niste në ora 6.30 dhe përfundonte në ora 24.00. Në mëngjes për gati dy orë bëja një ecje të shpejtë dhe ushtrime force, pastaj meresha me punë dhe lexime. Mbasdite pas ndeshjes së futbollit ulesha të punoja, ose diskutonim me njëri-tjetrin për probleme të ndryshme. Kushdo aty, gjente një mënyrë për të “jetuar” edhe pse në mungesë lirie, dikush mësonte anglisht, dikush luante shah, një tjetër lexonte…

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e njëzetegjashtë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Tetor dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese