Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Në Bruksel diskutime për Konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përfaqësuesit e shteteve optimistë: Uroj të kemi lajme të mira

Lajme të ngjashëm

Sot pritet që në Luksemburg të mblidhet Këshilli për çështjet e  përgjithshme të BE-së, në të cilin ministrat për çështje evropiane të vendeve anëtare të BE-së do të vendosin datën për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Pak para se të nisë konferenca, përfaqësuesit e shteteve kanë vijuar me diskutime praparake teksa shpresojnë se në përfundim të kësaj konference të kenë rezultate të mira.

Ministri i Sllovakisë Martin Klus ka deklaruar sot se do diskutohet për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë

“Uroj të kemi rezultate të mira. Duhen lajme të mira për besueshmërinë në BE”, deklaroi ministri sllovak

Gjithashtu edhe srektari i shtetit në ministrinë e jashtme të Sllovenisë, Dovzan tha se shpreson për diskutime të mira rreth zgjerimit.

Përfaqësuesja e Portugalisë, Zacarias u shpreh se zgjerimi është një temë me rëndësi

“Do debatojmë për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Do diskutojmë ku jemi me procesin e zgjerimit”, tha Zacaria.

Përfaqësuesi i Irlandës Tomas Byrne gjithashtu theksoi se zgjerimi është çështje kyçe dhe për ta.

“Presim me padurim progres lidhur me procesin e zgjerimit”, tha Byrne.

Deri më tani Komisioni Evropian vijon që të apelojë Këshillin që ta përcaktojë sa më shpejt të jetë e mundur këtë datë.

Vetëm një pengëse ka mbetur për mbajtjen e kësaj Kofenrence të parë ndërqeveritare dhe ajo është qëndrimi i Bullgarisë.

Për arsye të përplasjeve me Maqedoninë e Veriut qeveria bullgare bllokon kështu automatikisht edhe Shqipërinë, pasi pritet që përcaktimi i datës të bëhet për të dyja shtetet njëherazi.

Kryeministri  Zoran Zaev  më herët ka deklaruar vazhdimisht se nuk dëshiron të rrisë shpresat qytetarëve për të shmangur një zhgënjim të ri.

Maqedonia e Veriut, si edhe Shqipëria, janë duke pritur fillimin zyrtar të këtyre negociatave me BE-në nga viti 2018, për të cilat të dy vendet tani kanë përmbushur të gjitha kushtet, dhe metodologjia e re e negociatave është futur në BE, pas kërkesës së Francës


Më shumë