Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

Në betejë sërish me tumorin, këngëtari i ofron mbështetje deputetes shqiptare: Nëse i duhet ndihmë, do të dal në rrugë si ushtar i saj

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, pas 9 viteve përsëri është në luftë me sëmundjen e keqe.

Ka qenë vetë Matoshi e cila përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se tumori është rikthyer.

Këngëtari Labinot Tahiri, i ka dalë në mbështetje Matoshit duke thëmë se nëse Matoshit i duhet mjete për trajtim jashtë vendit, atëherë është i gatshëm të  kontribojë.

“Nëse rastësisht  i duhet ndihma nga ana jonē, për të grumbulluar mjete për shërim jashte vendit, prap edhe për artisten tonë , do të dale në rrugë si ushtar i saj , për të bërë çmos që ajo t’a luftojë këtë semundje!”shkruan ai.

Postimi i plotë:

ARTISTËT PËR ARTISTEN🙏🏻🌹🤝

Mirengjesi shqiptar dhe nëna shqiptare!

NËSE ADRIANËS I DUHET NDIHMA JONË NE JEMI ATY 24 orë…🌹🕊

Kam dalur për shumë kend në rrugë, në borë e në shi, për ;- nëna, vajza, motra e vllezër, të rinjë e të reja, për të berë atë që quhet mrekulli, duke grumbulluar brenda orëve me qindra mijera euro se bashku me shqiptarët anekand botës.

Me Adrianën, kemi pasur njeherë takime me familjen e saj se bashku me familjen time!

Adriana është një nanë e fortë shqiptare, e njohim, e cila ka përballuar sfidatat e saj edhe në të kaluarên e deri më tani, edhe kur i ka arritur majat e sukseseve ne karriren se saj!

Nëse rastësisht  i duhet ndihma nga ana jonē, për të grumbulluar mjete për shërim jashte vendit, prap edhe për artisten tonë , do të dale në rrugë si ushtar i saj , për të bërë çmos që ajo t’a luftojë këtë semundje!

Lutemi për Adrianën tek Zoti , që ta kalojë edhe këtë sfidë dhe shërim të plotë.

Me dashuri, Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img