Hapësire reklamuese

Politikë

“Ne bëmë burg për ty, u shite te Rama”, tensione në Durrës, Basha pritet me protesta nga mbështetësit e Berishës

Shkruar nga Newsbomb
“Ne bëmë burg për ty, u shite te Rama”, tensione

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim këtë të shtunë me demokratët në Durrës. Mësohet se kryedemokrati është pritur me protesta nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët janë mbledhur në qendër të qytetit, ndërsa furcat e policisë janë prezente.

“Ne bëmë burg për ty, u shite te Rama”, “Stop kapjes së PD nga Rama”, “Lulzim Barava je shkarkuar nga 4400 anëtarë të PD”, ishin disa nga pankartat e tyre.

Prej ditësh kryetari i PD Lulzim Basha ka zbritur në terren ku po zhvillon takimet në bazë, me qëllim forcimin dhe ngritjen e PD-së, ndërsa më herët ai zhvilloi takime në qytetin e Fierit dhe të Lezhës, ku gjithashtu u prit me protesta nga demokratët të cilët janë pozicionuar krah Berishës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu