Hapësire reklamuese

Bota

Në Belgjikë do të votojnë edhe 16-vjeçarët

Shkruar nga Newsbomb
Në Belgjikë do të votojnë edhe 16-vjeçarët

Parlamenti belg ka miratuar një ligj, i cili u jep të drejtën e votës qytetarëve që 16 vjeç. Ky ligj përfshinë rreth 270 mijë të rinj që jetojnë në Belgjikë.

Çdo i ri që dëshiron të votojë në zgjedhjet e ardhshme evropiane duhet të regjistrohet në regjistrin e zgjedhësve dhe pasi të regjistrohet, do t’i nënshtrohet detyrimit të votës.

Përveç Belgjikës edhe shteti i Maltës e Greqia kanë dhënë aktualisht të drejtën e votës për të rinjtë nën 18 vjeç, në zgjedhjet evropiane.

“Duke u dhënë të rinjve mundësinë për të marrë pjesë aktive në demokracinë tonë, ne i lejojmë ata të bëjnë zërin e tyre të dëgjohet dhe ne stimulojmë më tej interesin e tyre për politikën,” tha ministrja e Brendshme Verlinden.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.