Hapësire reklamuese

Politikë

Në avion për në SHBA, Rama tjetër mesazh: Mos ua vini më veshin të dalëve nga mendja

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama teksa është duke udhëtuar për në SHBA, ashtu sikurse lajmëroi sot herët ka ndarë një tjetër mesazh.

Rama ka publikuar disa foto nga takimi i djeshëm me qytetarët e prekur nga tërmeti, ndërsa thekson të mos u kushtohet rëndësi lajmeve të rreme.

"MIRËMËNGJES

dhe me lutjen që mos t’ua vini më veshin të dalëve nga mendja, të cilët siç e patë edhe njëherë mbrëmë, janë të gatshëm të ndjellin e gatuajnë deri në fund, më të keqen e të keqes për këtë vend e për këtë popull; si edhe me apelin miqësor që sot gjithkush të rikthehet në jetën normale (e më mirë ju demokratët këtu më shani mua sa të doni, se sa të trembeni nga ata që parashikojnë tërmete, ndërkohë që ne do të vijojmë me përkushtim punën në mbështetje të familjeve më të prekura, ju uroj të gjithëve pa përjashtim, një ditë të zakonshme për veten e për familjet tuaja", shkruan Rama.

Sakaq, mëngjesin e sotëm Rama bëri me dije se është nisur drejt SHBA-së, ku do të zhvillojë një takim me presidentin Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë.

Këtë takim Rama e anulloi pas tërmetit të fuqishëm 5.8 ballë të dy ditëve më parë.

ttt.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu