Australia është veshur kuqezi, pasi në kopshtet e Mbretëreshës Shepparton është organizuar festivali i përvitshëm i të korrave shqiptare.
Festivali i Korrjeve Shqiptare ishte një ditë për të festuar gjithçka shqiptare. Një bandë dhe një DJ argëtuan turmën, ndërsa tre grupe të ndryshme vallëzimi performuan valle tradicionale gjatë gjithë ditës.
Po ashtu kishte dhe ushqime tradicionale si, byrek, baklava, turshi të gatuara nga një ekip vullnetarësh.