
Deputetja Grida Duma ngriti dyshime për vdekjen e të riut Ilvi Meta në Komisariatin e Kavajës, teksa nga foltorja e parlamentit tregoi dy fotografitë e lidhëseve me të cilat u tha se 31-vjeçari vari veten në qelinë e paraburgimit.
Dima u shpreh se krimi që ai kishte kryer, është nga ato krime që ndodhin për shkak të varfërisë së madhe. Deputetja e Kavajës rrëfeu edhe bisedën me babain e Ilvi Metës, i cili i kishte thënë se djali i tij paragjykohej nga oficerët e policisë të cilët e dhunonin dhe e akuzonin për krime të pakryera.
Pjesë nga fjala e Dumës në Parlament:
Janë dy foto në komisatiatin e Kavajës, me të cilën pretendohet që ka vrarë veten i riu Ivli Meta, më shumë ngjajnë si lidhëse këpucësh sesa kapuçi. Një sy normal nuk ka nevojë për ekspertizë për të kuptuar që zorr se mund të ndodhë kjo. Kemi qëndruar dhe do të qëndrojmë përkrah hetimit, por dua të ndaloj te ky rast. Unë kam shkuar atë natë në familjen e atij djali, dhe selici po të ishte aty do të kishte parë diçka më të kobshme sesa vdekja. Kur shkojmë ajo që gjejmë është një vaj, një vajtim, por aty kishte pllakosur heshtja.
Aty tek ajo familje, përveç se ishte vuajtja e njerëzve të shkelur që janë të paragjykuar, bëra një pyetje dhe i thashë të atit “për çfarë akuzohej djali” tha “për një derë alumini”, krime që ndodhin nga varfëria. E kanë dënuar disa herë edhe për krime që s’i ka kryer tha, e kishin bërë zakon sa herë ndodhte ndonjë vjedhje, e kapnin e rrifnin. Paragjykimi në këtë shoqëri. Në rast se të ka rëshqitur këmba ndonjëherë në këtë vend, mundësia për t’u ringritur dhe mos paragjykuar është zero. Ky shtet nuk ka asnjë institucion riedukimi, asnjë institucion që të shtrin dorën.