Hapësire reklamuese

Politikë

Në ARREST SHTËPIE, por prej 16 MUAJSH ish-zv.ministrja Rovena Voda merr mbi 1 MILION LEKË rrogë, ja ku është PUNËSUAR fill pas shkarkimit

Shkruar nga Newsbomb
Në ARREST SHTËPIE, por prej 16 MUAJSH ish-zv.ministrja Rovena Voda

Ndonëse prej gati gjashtë muajsh është në arrest shtëpie, ish-zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda figuron të jetë e punësuar, madje përfiton edhe pagë mujore prej më shumë se 1 milion lekësh, kjo sipas databazës së pagave që u publikua online.

Voda u hetua nga SPAK, për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas përgjimeve të prokurorisë rezultoi se Voda kishte përfituar 2000 euro, një telefon të ri dhe një arkë me peshk për të ndikuar në punësimin e një shtetaseje në Ministrinë e Brendshme.

Por vetëm një muaj pasi kryeministir Edi Rama e shkarkoi, Voda u “rehatua” në një tjetër post, me një pagë prej 116,667 lekësh, apo 1 milion e 100 e 66 mijë të vjetra.

Prej gati 16 muajsh ajo mban pozicionin e koordinatores së projekteve që financohen nga qeveria dhe donatorë të huaj në Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Në këtë post, Rovena Voda u emërua vetëm një muaj pas shkarkimit në korrik të 2020-ës me vendim të kryeministrit Edi Rama. /Newsbomb.al

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll