Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
29 %
4.6kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Në ‘arrest shtëpie’, gjyqtarja Mimoza Margjeka i thotë të gjitha: Hakmarrje ndaj meje! Dosja është manipuluar, janë fshehur shumë të dhëna dhe prova

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6a4f6059c1339e5b0a9b87678b5d6f7c

Gjyqtarja Mimoza Margjeka ndodhet në “arrest shtëpie” për shkak se nga përgjimet e Prokurorisë së Posaçme u zbulua se Margjeka ka marrë 6000 euro për të liruar nga burgu Orion Balit kundrejt “garancisë pasurore”.

Në përgjim u përfshinë bashkëshorti i gjyqtares Arben Cara, avokati i Orion Balit, Skënder Demiraj, vëllai i të pandehurit Nejton Bali dhe sekseri Klaudjo Zhilla. Mirëpo çfarë ka ndodhur me këtë dosje? Dhjetëra faqe përgjime, vëzhgime dhe konkluzionet e Prokurorisë.

Në një intervistë gazetarin Basir Çollaku për Shijak Tv, gjyqtarja Mimoza Margjeka, thekson se kjo çështje është një skemë që cënon imazhin e Prokurorisë së Posaçme, sepse profesionalisht ka veprime e mosveprime që ngarkojnë me përgjegjësi penale ekipin hetimor, pasi nga kjo dosje e mbyllur tashmë se hetuari, nuk është zbardhur e vërteta.

Për më tepër janë fshehur shumë të dhëna, prova, të cilat duhet të merrnin kohë të hollësishme hetimi për persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Gjyqtarja konstaton sipas dokumenteve që ka në dispozicion, elementë të falsifikimit e keqpërdorimit të akteve. Në këtë hetim janë përfshirë në veprime operacionale vëzhgimi edhe oficerët e Operacionit Forca e Ligjit, tagri ligjor i së cilës është përtej objektit të këtij procedimi.

Drejtuesit e tyre në disa episode, urdhërojnë moskryerje veprimesh dhe kjo është e dokumentuar në dosje, çka lë hapur dyshime serioze për një hetim të kontrolluar, me destinacion jo zbulimin e së vërtetës. Në fashikujt hetimorë ka deklarime të prokurorëve dhe hetuesve në kufinj imagjinarë. Ata, pas veprimeve të shumta nuk kanë mundur të indetifikojnë dhe gjejnë në sallat e gjyqit, avokatë dhe përfaqësues ligjorë të të pandehurve, të cilët janë konkretisht në proces në seancat gjyqësore të zhvilluara.

Gjithashtu grupi hetimor konstaton ndryshe nga sa del nga përgjimet të cilat janë pjesë e dosjes. Takimet e disa të dyshuarve për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, ndonëse vazhdojnë dhe kryhen me përfaqësues të trupit gjykues, Prokuroria nuk i përfshin duke dhënë data të pasakta, të cilat rrëzohen nga vetë shkresat e tyre, për zhvillimet e përgjimeve. Ka episode serioze ku gjyqtarë të trupës, jo Margjeka, janë duke bërë takime me subjekte të dyshuara dhe OFL marrin porosi dhe urdhëra të ndërpresin vëzhgimet.  

Një nga detajet tronditëse, ka të bëjë dhe me përgjigje bisedash të cilat nuk ekzistojnë në përgjime, por plotësohen nga prokurorët. Numri i thirrjes 105 për njërin nga të përgjuarit, sipas transkriptit të bërë nga ekspertët në shkresën që ka logon e Prokurorisë së Përgjithshme, nuk mbyllet me përgjigjen “Po”, ashtu si Prokuroria shkruan në konkluzione, çka është një rast manipulimi, falsifikimi dhe prodhimi provash në bazë të këtyre veprimeve. Ky është një akt i rëndë, ku tekstit të përgjuar i bashkangjitet konteksti i menduar apo dëshiruar dhe shkruhet si fakt konkret.

Gjyqtarja e Gjykatës Durrës, Mimoza Margjeka, në skemë delegimi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në Gjykatën e Apelit Korçë, u hetua prej më se gjashtë muajsh, për akuzën e korrupsionit pasiv dhe dosja hetimore mbyllet në fund të janarit të këtij viti. Prokuroria e Posaçme ka nsiur hetimet, pasi më herët ishte ajo e Pogradecit kishte regjistruar një procedim penal, jo në adresë të gjyqtares. Margjeka pohon se ka veprime dhe mosveprime nga ana e prokurorisë, të cilat dukshëm provojnë se kanë konsumuar elementë të veprës penale.

Ndaj, ajo dhe bashkëshorti i saj Arben Cara, të akuzuar, duke konstatuar paligjshmëri, kanë bërë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës ndaj prokurores së SPAK, Enkeleda Millonai, për fillim të paligjshëm të ndjekjes penale, shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Njëherësh është bërë dhe ankesë në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësië për të marrë dijeni dhe kryer veprimet e duhura institucionale. Gjyqtarja Mimoza Margjeka deklaron se kjo është një hakmarrje ndaj saj, sepse disa nga vendimet e punës, ndonëse janë tërësisht korrekte nga ana ligjore, kanë cënuar interesa pushteti dhe politike.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img