Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Në ‘ankth’ për mandatin e deputetit, reagon për herë të parë Kejdi Mehmetaj: Edi Rama nuk fitoi! Beteja vazhdon…

Shkruar nga Newsbomb
Në ‘ankth’ për mandatin e deputetit, reagon për

Kandidatja për deputete Kejdi Mehmetaj reagon për herë të parë pas disfatës së LSI-së në zgjedhjet parlamentare.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Mehmetaj, e cila mund të jetë një nga 4 deputetët e LSI në parlamentin e ardhshëm, nëse Kryemadhi zgjedh të mbajë mandatin në Tiranë, duket se ka vendosur të mos e njohë rezultatin e zgjedhjeve.

Mehmetaj përdor termin e përmendur edhe nga kryedemokrati Lulzim Basha “masakër zgjedhore” për të thënë se “Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet”.

Reagimi i plotë i Mehmetajt:

Falenderime e reflektim!

Si drejtuese politike e qarkut të Fierit falenderoj me zemër, një e nga një, të gjithë votuesit e LSI në këtë qark, ata 12312 qytetarë vota e të cilëve u lexua drejt por edhe ata mijëra të tjerë, vota e të cilëve doli e pavlefshme si rrjedhojë e mungesës së informacionit. Falenderoj strukturat e LSI në të gjithë bashkitë e qarkut, në çdo rajon e komunë. Edhe pse nën presion e kërcënim ju ja dolët ?? Falenderoj ekipin e kandidatëve për deputetë, ekipin e të rinjve e të rejave, grave e burrave, të cilët me fushatën e tyre model u përpoqën të tregojnë se politika nuk duhet bërë me banda e me para, por me ide e alternativë.

Falenderoj çdo familje që na ka hapur derën, nga Divjaka e deri në Mallakastër. Edhe pse disa prej jush u kërcënuan apo u blenë, unë sërish ju jam mirënjohëse e nga çdo pozicion që do kem në të ardhmen do të luftoj për hallet e problemet që më keni treguar.

Kjo nuk qe një fushatë e thjeshtë! Ditë pas dite ne u përballëm me institucione që përdoreshin si pronë private nga banda në pushtet; U përballëm me banditë; U përballëm me blerjen e votës; U përballëm me kërcënime e presione. Megjithatë në asnjë moment nuk u ndalëm e nuk do të ndalemi as në vazhdim.

Ne kemi marrë përsipër një detyrë, ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e të rinjve, e derisa ta realizojmë detyrën tonë puna vazhdon ??

Jam e keqardhur kur shoh se si masakra zgjedhore i dha sërish mandat deputeti disa banditëve apo disa xhaketave të vjetra që për më shumë se 30 vite vazhdojnë tu pijnë gjakun Shqiptarëve, ama nga ana tjetër jam e lumtur që përgjatë këtyre viteve gjeta plot shokë e shoqe të gatshëm për të luftuar për të ardhmen e vendit të tyre!

Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet! Beteja jonë vazhdon...

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll